Masakra e Reçakut, Xhaka: Një nga momentet më të dhimbshme të historisë sonë

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Ragip Xhaka, në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kujtuar dhe nderuar ‘‘45 jetët e pafajshme të humbura’’, duke shtuar se ky është një momentet më të dhimbshme të historisë sonë.

Ai ka thënë edhe se Reçaku është një thirrje për të punuar pa ndaluar për një Kosovë të drejtë dhe të lirë.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë 45 jetët e pafajshme të humbura në Reçak, një nga momentet më të dhimbshme të historisë sonë. Kjo tragjedi tronditi ndërgjegjen e botës dhe u bë thirrja më e fuqishme për liri dhe drejtësi për Kosovën. Reçaku nuk është vetëm një kujtesë e vuajtjeve tona, por edhe një thirrje për të punuar pa u ndalur për një Kosovë të drejtë dhe të lirë. Nder dhe mirënjohje për të gjithë ata që qëndruan dhe luftuan për të vërtetën, nga aktivistët vendas deri te miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Xhaka.

Të ngjashme