Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se për shkak të masave anti-Covid të marra nga Qeveria e Kosovës, nga sot do ta ndërpresë qarkullimin.
Njoftimin e kanë bërë të ditur në rrjetin social Facebook, ku thuhet se nga ora 19:00, do të largohen nga qarkullimi.
Autobusët do të rifilllojnë punën nga e hëna e datës 9 nëntor, më orar të rregull.
“Për më tepër mund të informoheni përmes telefonave kujdestar: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, thuhet në njoftimin e tyre.