Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës nëse nuk gjendet një zgjidhje për deeskalimin e situatës në veri të vendit.Në lidhje me këto paralajmërime ka folur profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu tha se Kosova tashmë duhet t’i bëjë llogaritë a është interes kombëtar për të, me e rujt ‘Trepçën’ apo me u përball me masat.
“Nëse vendosen masat ndëshkuese nga BE-ja sigurisht që do t’i sjellin dëme të mëdha Kosovës. Kosova duhet ti bëjë llogaritë a është interes kombëtar për të, me e rujt ‘Gazivodën’, ‘Trepçën’ apo me u përball me masat. Kjo është një gjë të cilën duhet ta ketë parasysh Kosova”
I pyetur se çfarë duhet të bëjë kryeministri Kurti në këto momente, Spahiu u përgjigj kështu.
“Zoti Kurti duhet të bëjë politikë. Duhet të bëjë atë çfarë ai e mendon dhe gjykon që është në interes të Kosovës” tha Spahiu.
Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit.
Kështu ka deklaruar pak ditë më parë drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman.
Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit , pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike, shkruan Gazeta Blic
Se do të ketë masa ndëshkuese ndaj Kosovës ka deklaruar edhe kryediploamti i Bashkimit Evropian, Josep Borrel.