Të premten kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, ndërsa në 24 orët e fundit për mosrespektim të Ligjit antiCOVID-19 Policia e Kosovës ka dënuar 664 qytetarë.
Policia ka ndërprerë edhe dasma në Prizren.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se Policia rajonale në Prizren së bashku me inspektorët gjatë inspektimit në rrugët “Tranzit i Ri”, “Tranzit i Vjetër” dhe në rrugën Prizren – Suharekë, në tri salla të dasmave kanë vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë sa i përket masave anti-COVID.
Inspektorët se bashku me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë ndërprerë tri dasma dhe kanë gjobitur pronarët e sallave
Sipas Policisë, gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy salla të dasmave policia ka vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e Qeverisë përkatësisht neni 18 i vendimit i cili thotë se “Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, në raportin 24 orësh Policia njofton edhe për dënimet në trafik.
Policia ka shqiptuar 1396 tiketa për mos respektim të rregullave në komunikacion. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 55 me dëme materiale.