Ka nisur anulimi i fluturimeve nga Kosova për në Itali. Një i tillë, i planifikuar sot për në Milano, është anuluar ka thënë zyrtari për informim në aeroportin “Adem Jashari”, Bujar Gashi.
Qeveria në Itali ka vënë masa shtesë deri më 15 shkurt në lëvizjet brenda shtetit dhe udhëtimet nga jashtë.
Në Itali është e ndaluar çdo lëvizje në distancë, përveç atyre për arsye pune.
Udhëtimet Kosovë – Itali lejohen vetëm në raste urgjente dhe për hyrjen apo kthimin në Itali duhet vetizolim 14-ditor.