Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja me të cilat do të luftohet Covid-19. Ndër to është edhe mbyllja e kafiterive dhe restoranteve pas orës 21. Pas këtij orari lejohet shërbimi merre me vete.
Ky është vendimi që prek gastronomët:
3.1 Brenda orarit të lejuar mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekte publike dhe private.