Masat që duhet marrë kundër prekjes nga Coronavirusi, flet mjeku kosovar

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Doktori Gastroenterolog, Visar Berisha, ka treguar për masat që duhet marrë për parandalimin e rrezikshmërisë së prekjes nga koronavirsui.

Mjeku tha se duhet pasur kujdes me agjendën e secilit prej nesh.

Sipas tij, aktivitetet që mund të zhvillohen edhe në shtëpi, nuk duhet zhvilluar në ambientin e jashtëm. Duke filluar nga pirja e kafesë, pazaret e ditës, aktivitetet sportive etj.

Mjeku thotë që kafenë duhet pirë në shtëpi e jo në vende publike si kafenetë. Pazaret duhet kryer për disa ditë. Te mjeku duhet shkuar vetëm në rastet kur ka urgjencë etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme