I. K, profesor i biznesit në Universitetin e Pejës është ndëshkuar me masën e parapërjashtimit pasi është vërtetuar se ka shkuar me një studente në motel. Vendimin për parapërjashtimin e tij e ka marrë Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës. I.K, në tetor të vitit 2018, kishte pranuar se ka shkuar me studenten në motel vetëm për të pirë kafe. Kishte thënë se kishte rënë pre e një organizimi kriminal brenda UPHZ’së. Me profesorin po merret edhe Prokuroria.
Masa e parapërjashtimit është masa ndëshkuese ndaj profesorit I. K, që ligjëron në Universitetin e Pejës lëndët: “Ndermarresia; “Menaxhimi Avancuar i Projekteve”; Lidershipi’ Organizimi ne ndërmarrje; Ekonomia Nderkombetare’ Organizimi Industrial dhe Menaxhimi strategjik .
Kjo masë ndëshkuese i është dhënë I. K pasi në vitin e kaluar, kishte shkuar në një motel me një studente, me të cilën kishte shkuar në një motel, ku pastaj ishte legjitimuar nga policia e Kosovës.
Këshilli i Etikës së universitetit i ka dhënë këtë masë ndëshkuese I. K pasi vitin e kaluar kishte shkuar në motel me një studente, ku pastaj ishte legjitimuar nga policia e Kosovës.
Masën e ndëshkimit ndaj tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, Rektori Fadil Millaku.
“Profesori në fjalë është në parapërjashtim, kjo masë ndëshkuese i është shqiptuar rreth dy muaj më parë. Këshilli i Etikes ka marrë vendimin dhe është në parapërjashtim”, ka thënë Millaku, të dielën.
Ndërkohë, UPHZ’ja, vendimin nuk e kanë publikuar në uebfaqen e universitetit.
Ky rast po vazhdon të trajtohet nga Prokuroria Themelore e Pejës, madje prokurori i rastit ka lëshuar autorizim për ta investuar të demtuarën (studenten), të dyshuarin (profesorin) dhe dëshmitarët nëse ka.
Këtë e tha të dielën Prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë e Pejës, Ersan Qavolli.
Ai shtoi se prokuroria është në fazën e grumbullimit të informacionit.
“Rasti po trajtohet në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori i rastit ka lëshuar autorizimin për intervistim të dëmtuarës, dëshmitarëve nëse ka dhe të dyshuarit. Tani jemi në fazën e grumbullimit të informatave dhe pasi ti pranojmë të gjitha deklaratat atëherë do të vendoset për procedim të mëtejme të këtij rasti. Autorizimi është për intervistim”, ka shtuar Qavolli.
Profesori i Universitetit “Haxhi Zeka”, I.K, gjatë ditës së sotme nuk ka qenë i qasshëm në telefon, pas thirrjes së parë telefonike numri i tij nuk ka qenë më në dispozicion.
Ndryshe, për këtë rast gazeta ka raportuar në tetor të vitit të kaluar. Atëkohë profesori kishte mohuar të gjitha pretendimet që janë ngritur ndaj tij se ka keqpërdorur pozitën e tij si profesor kur ka shkuar në një motel, në periferi të Pejës, me një studente.
I.K, kishte pohuar se ka shkuar në motel me studenten për të pirë kafe. Ka thënë se ky ka qenë skenar i dikujt tjetër për ta eleminuar.
Kishte dhënë versionin e tij për ngjarjen.
Profesori kishte treguar për Gazetën Express se posa ishin ulur të pijnë kafe në motel, një patrull policore, i kishte legjitimuar të gjithë mysafirët, të cilët ishin duke pirë kafe.
“Absolutisht jam i pafajshëm, as s’kom marrë kurrë një ftesë as prej hetuesisë as prej prokurorisë. Me iniciativë teme kom kërku sqarim në Prokurorinë e Pejes. Dekani i atij fakulteti, kjo është publike se i kam shkru me dhjetëra imella për shkelje, abuzime, avancime jo të rregullta akademike. Duke u thirrë me një shkresë çohet edhe merr masa thotë këtë punë duhet me çu në këshill të etikës. Mas prokurorisë kam shku në IPK, kam kërku mu inicu procedurë ndaj këtyre hetuesve që janë vënë në shërbim të grupeve të caktuara”, ka thënë profesori, në një rrëfim për Express.
“Unë ta kisha ditë që është studente e “Haxhi Zekës” se kisha taku jashtë”, ka thënë ai.
Krejt këtë veprim të Policisë dhe denoncimet që i janë bërë më vonë, profesori i ndërlidh me një skenar, që sipas tij, është përgatitur prej kohësh prej udhëheqjes së Universitetit të Pejës. Ka thënë se duke mos pasur mundësi të gjejnë ndonjë shkelje të tij, tash grupi i organizuar kriminal brenda Universitetit “Haxhi Zeka” kanë nisur fushatën për ta dëmtuar moralisht.
“Jam viktimë, që s’kanë gjete kurgjo ku me u kap e kanë zgjedhë këtë mundësi thjeshtë mem eliminu”, ka thënë ai.
I njëjti profesor ka treguar me dokumente se ka denoncuar të gjitha punësimet dhe avancimet si dhe shkeljet ligjore të Universitetit “Kadri Zeka” nëpër institucionet e arsimit dhe drejtësisë.
Pikërisht për këtë arsye, ai thotë se po zhvillohet krejt kjo fushatë.
Por, pse shkoi me studenten në motel?
Profesori kishte se nuk e kishte ditur se e njëjta është studente në Pejë dhe as e UP-së. Rrëfen se kërkesa e saj kishte qenë për t’i ndihmuar për të vazhduar studimet jashtë shtetit. Profesori tha se studentja i kishte shkruar në viber, ndërsa vendin e takimit (motelin) thotë se e zgjodhën instiktivisht.
“Unë jam taku me një vend tjetër ka qenë njëfarë udhëkryqi i qytetit, nuk e kam njoftë e kemi vazhdu e kom pyet cili është interesi edhe instinktivisht jemi ndalë. Ka qenë një motel ku jemi ndalu me qëllimin me pi një kafe. Unë e sqarova mas tre ditë insistim të saj i kam thanë muj me t’i kushtu 5 minuta edhe e kemi lan një vend ku mujm me u pa”, ka thënë profesori.
“Njeriu kur se ka qëllimin e keq gabon shumë më lehtë. Duke e ditë pozicionimin tim brenda “Haxhi Zekës” për denoncim të shkeljeve”, ka shtuar ai.
Madje, profesori ka denoncuar në Inspektorat Policor edhe policët që kanë legjitimuar në motel, duke i akuzuar se janë bërë pjesë e një skenari për ta njollosur dhe larguar nga Universiteti.
“I kom denoncu për shkelje e tejkalim të detyrës zyrtare.