Gjykata Kushtetuese ka dal me vendim pas ankesës së Listës Serbe për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga komuniteti joshumicë.
Kushtetuesja ka marr vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.
Gjykata gjithashtu ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.
Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu është deklaruar për “Front Online” pas këtij vendimi.
Ai tha se vendimi i Gjykatës do duhej të theksonte se a është konstituuar Kuvendi apo jo.
“Do duhej të ishte qe Gjykata të thoshte se Kuvendi është konstituuar ose nuk është konstituuar dhe duhet të përsëritët procedura për zgjedhjen e nënkryetarit të komunitetit serb”, deklaroi ai.
Baraliu shtoi se Këshilli i Përgjithshëm për votimin e mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje tashmë nuk ka asnjë vlerë pas vendimit të Gjykatës, pasi që deputetëve u ndalohet çdo veprim si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.
“Këshilli i Përgjithshëm për votimin e mandatarit nga LVV nuk ka vlerë tash pas këtij vendimi edhe nëse e mbajnë atë, Kuvendit i ndalohet çdo veprim”, u shpreh Baraliu.