MASH shënon “Ditën Ndërkombëtare të Vajzave”, investimi në arsim prioritet i tyre

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave të veçantë në shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri” në Prishtinë.

MASH thekson se Kosova mund të krenohet për vëmendjen që u ka kushtuar atyre për arsimim dhe trajtim të barabartë përmes kurrikulave, legjislacionit dhe politikave arsimore në përgjithësi. 

Ministri i këtij dikasteri, Ramë Likaj, ka thënë se për të përkrahur vajzat në Arsimin dhe Aftësimin Profesional, së bashku me partnerët LUX Development, kanë ndarë bursa për disa profile për vajzat në drejtime teknike.  

Postimi i plotë i tij:

“Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, MASh përmes një aktiviteti simbolik shënoi këtë ngjarje të veçantë në shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri” në Prishtinë. Në këtë ditë, Kosova mund të krenohet për vëmendjen që u ka kushtuar atyre për arsimim dhe trajtim të barabartë përmes kurrikulave, legjislacionit dhe politikave arsimore në përgjithësi”, ka shkruar ministri.

Ndër të tjera, dua të përmendi se, për të përkrahur vajzat në Arsimin dhe Aftësimin Profesional, së bashku me partnerët tanë të LUX Development, kemi ndarë bursa për disa profile për vajzat në drejtime teknike.  

Investimi në arsim është një nga prioritet për zhvillimin e shoqërisë dhe investimi në vajza është i një rëndësie të veçantë për fuqizimin e familjeve, aty nga ku fillon edhe shteti.

Prandaj, MASh do të kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë arsimim cilësor për të gjithë dhe të hapë mundësi të reja për përgatitjen dhe ngritjen profesionale të vajzave.

R.L.

Të ngjashme