Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se, për shkak të problemeve teknike që janë paraqitur ditës së djeshme, 31 tetor 2021, zgjat afatin e aplikimit në Thirrjen për mbështetje financiare për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë.
Ky afati për aplikim do të jetë deri në orën 20:00 të ditës së sotme, datë 1 nëntor 2021.