MAShTI lanson platformën “Edukimi në Distancë për moshën 0-6 vjeç”

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin e procesit edukativ-mësimor për fëmijët e Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe “Save the Children”, së shpejti do të bëhet lansimi i platformës “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”.

“Kjo platformë inovative ka për qëllim t’i mbështesë prindërit, kujdestarët ligjor dhe edukatorët në realizimin e aktiviteteve ditore dhe javore me fëmijët në kushte shtëpie, duke ndihmuar kështu, që në kontekstin e pandemisë COVID – 19, këto grupmosha  të kenë kujdesin e duhur sa i përket zhvillimit emocional dhe edukimit”, thuhet në komunikatë. 

MAShTI ka bërë të ditur se që nga sot do të lëshohet në transmetim një video informuese, e cila do t’i informojë dhe udhëzojë prindërit dhe kujdestarët për përmbajtjen dhe mënyrën e përdorimit të platformës. 

Të ngjashme