Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton maturantët, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republikës së Kosovës se data e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore 2020 është caktuar me 04 korrik 2020.
Në dokumentin “Informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët (maturantët) – për Provimin e Maturës Shtetërore 2020”, i cili është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës, janë elaboruar informacionet dhe shpjegimetpërkatëse rreth këtij procesiku përfshihen: afatet me rëndësi, informatat dhe rregullat e përgjithshme, organizimi kohor për ditën e testimit, rregullat me rastin e futjes në qendrën e testimit, rregullat gjatë marrjes së udhëzimeve për testin, rregullat gjatë testimit, informata dhe udhëzime rreth testit, udhëzime për plotësimin e fletë-përgjigjes, etj.
Duke marrë parasysh se mbajtja e Provimit tëMaturës Shtetërore2020 realizohet në rrethana specifike të krijuara si rezultat e pandemisë, në këtë dokument janë përfshirë edhe udhëzimetrreth masave parandaluese që lidhen me mbrojtje nga COVID-19, udhëzime këto të përpiluara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik (IKShPK).