Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka mashtruar Telekomin e Kosovës.
Policia thotë se ai duke përdorur dokumente të falsifikuar ka dëmtuar Telekomin me 105 mijë e 840 euro.
Ai është arrestuar dhjetorin e vitit të kaluar në Ferizaj, ndërsa njësia përkatëse policore është duke trajtuar rastin.