Maska me përbërës natyralë që u rikthejnë formën kaçurrelave

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Hidratimi i flokëve duhet të jetë një hap i rutinës së kujdesit për flokët që asnjë vajzë nuk duhet ta anashkalojë.

Nëse mbeteni tek përdorimi i shampos dhe i balsamit, atëherë mos prisni që flokët tuaj të shkëlqejnë dhe të kenë një pamje të shëndetshme.

Pëveç larjes, flokët kanë nevojë edhe për lëndë ushqyese si maskat hidratruese.

Më poshtë gjeni dy maska për flokët kaçurrela që do t’i kthejnë formën kaçurrelave që duken pa shkëlqim dhe ‘jetë’.

Maskë me vaj kokosi, kastravec dhe vezë

Përbërësit:

1 vezë

1 kastravec i vogël

1 lugë gjelle vaj kokosi

Përgatitja:

Kaloni në blender vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas, bashkoni masën e sipërme me vajin e kokosit.

Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene, aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën një orë.

Në fund, lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.

Maskë me birrë dhe limon

Përbërësit:

1 litër ujë

1 limon i shtrydhur

1 kanaçe birrë 250 ml

Përgatitja:

Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri, shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Vëreni sërish të ziejë me zjarr të ulët për dy minuta të tjerë.

Pasi të ftohet, hidhni masën në një shishe spreji dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Mos u ekspozoni direkt në diell.

Mund ta mbani në kokë sipas dëshirës. Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë./ Living.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme