Maskat bëhen të detyrueshme në shumë pjesë të Parisit

| 10 Gus 2020 | 10:33 | Nga

Maskat në fytyrë duhet të mbahen në shumë pjesë të Parisit nga sot, pasi autoritetet kanë vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e infeksionit në kryeqendrën e Francës, shkruan BBC.

Urdhri vlen për personat nga mosha 11-vje[are dhe më lartë për zonat e ngarkuara, si bankat dhe po ashtu përgjatë lumit Seine dhe tregjet e hapura.

Më tepër se 100 rrugë në Paris duhet të respektojnë këtë urdhër, sipas listës që është dërguar nga policia.

Mirëpo, disa vende të shquara turistime, si Kulla e Ajfellit, Arc de Triomphe dhe Champs-Elysees, bëjnë përjashtim nga rregullat e reja.

Maskat janë obligative në hapësirat e mbyllura publike në Francë. Ata që shihen pa maskë rrezikojnë gjobë deri 135 euro.

Të premten, Franca regjistroi 2288 raste të reja me COVID-19. Ekspertët paralajmërojnë se Franca mund ta humbasë sërish kontrollin me COVID-19.

Të ngjashme