Shkupi dhe Athina kanë treguar se ka vlejtur që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve, kështu theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, pas mbledhjes së shefave të diplomatëve në vendet që janë pjesë e Procesit të Berlinit që mbahet në Varshavë, transmeton Portalb.mk.
Mass tha se Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për Gjermaninë, e cila merret me përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon.
“Po merremi për përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon përmes lidhjes më të madhe. Shkupi dhe Athina treguan: ka vlejtur që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve. Ne në këtë pjesë edhe më tej do të japim mbështetje, sepse avancimi në afat të gjatë do të paguhet, për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën”, tha shefi i diplomacisë gjermane.