Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, ka bërë të ditur se të dyja ekipet e Kosovës dhe Serbisë e kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e nesërm të 27 shkurtit në Bruksel të thirrur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Ajo, në një konferencë për media, sot ka theksuar se takimi i nesërm për të diskutuar për përdorimin e dinarit serb në Kosovë do të fillojë nesër me mëngjes.
“Në të vërtetë nesër do të jetë takimi i dialogut, ky do të fokusohet në gjetjen e një zgjidhjeje të shumë pyetjeve lidhur me vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me operimin e valutave monetare”.
“Takimi do të fillojë në mëngjes, do të ndjekë formatin e zakonshëm të dialogut. Të dyja palët me aq sa e di unë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë Massrali.