Mastersi i Budapestit: Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale

Prishtinë | 04 Gus 2023 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi po vazhdon me formën fantastike në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionia olimpike triumfoi në çerekfinale ndaj gjermanes Mascha Ballhaus në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kësisoj, Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale dhe është pranë sigurimit të medaljes së parë të ekipit të Kosovës në këtë garë.

Sot garoi edhe Nora Gjakova, por e cila u eliminua në raundin e dytë, pasi e kaloi me sukses të parin.

Të ngjashme