Mata e konsideron largimin nga Man Utd

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori spanjoll mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga “Djajtë e Kuq” qysh në janar

Juan Mata mund të largohet nga Manchester Unitedi gjatë janarit.

Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësira në ekipin e Ole Gunnar Solskjaerit.

Dhe, veterani ofanziv dëshiron të luajë më shumë në vitet e fundit të karrierës.

Për këtë, ai po e mendon largimin nga “Old Trafford”, sapo të hapet afati kalimtar i janarit.

Për këtë siguron mediumi “Manchester Evening News”.

Matas edhe ashtu do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq” gjatë verës që vjen dhe do të jetë lojtar i lirë.

Të ngjashme