Matematikanë thuhet se kanë zbuluar një mënyrë të re për shumëzimin e dy numrave së bashku. Teknika e re është për numra shumë të mëdhenj, dhe nëse e kalon rishikimin shkencor, mund të jetë mënyra më e shpejtë e mundshme e shumëzimit të numrave të plotë.
Sipas matematikanëve, nga Australia dhe Franca, shumëzimi i gjatë ishte një mënyrë e vetme për të shumëzuar – por u dëshmua i lodhshëm dhe merrte kohë kur numrat bëheshin shumë të mëdhenj, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe për kompjuterët, algoritmi i shumëzimit të gjatë, i përcaktuar si n në fuqinë e, mund të marrë muaj të tërë, nëse secili numër do të kishte shifra miliardësh. Por në një dokument të ri të publikuar në arkivin e dokumenteve HAL, David Harvey nga Universiteti i New South Wales dhe Joris van der Hoeven nga agjencia kombëtare franceze e hulumtimit CNRS dhe École Polytechnique në Palaiseau zbuluan se një teknikë e re e sugjeruar disa vite më parë në fakt funksionon.
Teknika, algoritmi Schönhage-Strassen, i cili “parashikoi që duhet të ekzistonte një algoritëm që i shumëfishon numrat me shifra n-shifrore duke përdorur operacione themelore n*log (n)”, sipas Harvey, u sugjerua, por kurrë nuk u vërtetua nga matematikanët gjermanë.