Matematikani Bleron Baraliu ia ka bërë një analizë mujore shpenzimeve të kryeministrit Albin Kurti, pak ditë pasi që u bë publike deklarimi i pasurisë së të njëjtit, raporton Gazeta Express.
Baraliu në një shkrim në Facebook, ka thënë se meqë Kurti ka deklaruar rrogë mujore 2 mijë e 700 euro, e jeton kryesisht vetëm, është kurioz ta dinë se ku po i shpenzon paratë e mbetura.
Tutje, matematikanti që jeton në Amerikë, ka pyetur nëse kryeministri i Kosovs është duke investuar në Norvegji.
“Kurti deklaruaka 2,700eur! rroge mujore, jeton (kryesisht vetem) me 250 euro qira, dhe ka veç 529 euro para te gatshme!!! Jam shume kurioz, ku po i qon qeto 2,000 eurot tjera nmuaj (hajde 450eur ushqim e shpenzime per nje person)?! Bin, mos je duke i investu n’Norvegji, se nuk po ma rrok matematika çka je ka ban kshtu?! #baraziasociale. #varfëriaKs #sinqerishtkurioz”, ka shkruar ai.
Kryeministri ka deklaruar se merr 1 mijë e 305 euro pagë nga Qeveria për detyrën e tij si shef i Ekzekutivit.
Ai ka shkruar se ka marrë pagë edhe nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ku është kryetar në muajt janar-mars të këtij viti.
Nga subjekti politik që e ka krijuar vetë ai, mori 4 mijë e 200 euro për periudhën janar – mars të këtij viti.
Kurti ka deklaruar se ka 529 euro të gatshme në bankë, ndërsa gruaja e tij mban 10 mijë euro në një bankë në Norvegji.