Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot është takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar për investime në fushën e mjedisit në këtë komunë.
Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe kryetari Kamberi, kanë diskutuar për krijimin e hapësira të gjelbra në Bujanoc si dhe për pajisje me kontejnerë familjarë dhe kolektiv në këtë komunë.
Ministri Matoshi falënderoi kryetarin Kamberi për angazhimin e tij në fushën e mjedisit ndërsa i premtoi mbështetje të mëtutjeshme në të mirë të ambientit.
Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi falënderoi ministrin Matoshi duke vlerësuar lartë mbështetjen e MMPH-së në fushën e mjedisit.
Kryetari Kamberi njoftoi ministrin Matoshi edhe për sfidat që ka komuniteti shqiptar, papunësinë, arsimin si dhe gjendjen aktuale në të cilën jetojnë të qytetarët e Bujanocit.