Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është pritur në takim zyrtar në Tiranë nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes dy ministrive.
U.D. Ministri Matoshi prezantoi veprimet e tij dhe iniciativën e fundit për pastrimin e Kosovës 15 shtator – 15 dhjetor.
Nga ana tjetër Ministri Klosi, pasi përgëzoi U.D Ministrin Matoshi për angazhimin e tij në mbrojtjen e mjedisit, shprehu gatishmerinë e tij për realizimin e projekteve të përbashkëta, siç parashihen edhe në memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive.
Në fund të dy ministrat u dakorduan që të zhvillojnë një aksion të përbashkët në Kosovë me 15 shtator, në ditën e parë të aksionit 3 mujor për pastrimin e Kosovës.