Matoshi e quan kryetarin Bahtiri, ”Sehirbazi” nga Mitrovica

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj  Halil Matoshi, e quajti kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin sehirbazi të Mitrovicës.

Sipas tij, sehirbazi nga Mitrovica i qenkëshin rritë thonjtë dhe po lypka gjakderdhje në Kosovë

Dikur dukej pazarxhi i parrezikshëm, që tregëton “počurka” dhe hokatar i pasherr!?

I veshun me pushtet politik, ai mpreh njato kthetrat për të cilat flet Elias Canneti dhe bâhet gati për sulm!

Ai është vetja e dytë e votuesit shkretan e injorant, i cili, voton qiftin e tij, nën presionin e ndrydhjës, sepse i ngjason!


Thirrja në trazira dhe dhunë âshte e ndëshkueshme në kodin penal të Kosovës, porse ashiqare, prokurorë të paguximshëm sapo janë bâ gati për konvertim!?


Zot ruje Kosovën nga kthetrat!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme