Matoshi: Haradinaj bëri fjalimin më të fuqishëm për Adem Demaçin

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Kulturës, Halil Matoshi, ka ripsotur një fjalim të Ramush Haradinjat, të bërë më 28 korrik të vitit 2018, kushtuar veprimtarit Adem Demaçi.

Matoshi, në dy vjetorin e vdekjes së Demaçit, ka thënë se fjalimi i Haradinajt që në atë kohë ka qenë kryeministër, është fjalimi më i fuqishëm politik, shkruar për Demaçin.

Postimi i plotë i tij:

Fjalimi i madh i Kryeministrit Haradinaj për Adem Demaçin

“Baca, Adem Demaçi ishte patriot, ishte si të tjerët por i veçantë në veprën e tij, i brezit të vet, por i vetmi.

Kur të tjerët u ndalën Bac Ti vazhdove, kur të tjerët u gëzuan me të drejtat e pjesshme, ty të mundonte padrejtësia e pjesshme.

Ti ishe i vetëm për të drejtën e plotë.

Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, Ty të mundonte robëria e pjesshme.

Ti ishe për liri dhe të drejta të plota.

Ti dhe nga liria jote për lirinë tonë më së shumti nga të gjithë ne për së gjalli.

Ti na mësove rrugën deri te liria.

Më në fund populli yt po i bashkohet familjes së popujve të lirë.

Prehu i qetë Baca i Kombit Adem Demaçi, Heroi ynë!”

28 korrik, 2018

RH

P.S.

Me shkas dy vjetorin e kalimit në amshim të Adem Demaçit, po e postoj fjalimin ikonik të Haradinajt, me ripohimin se fjalimin ma t’fuqishëm politik që ndonjëherë e ka shkru dikush si dedikim Atij, e ka mendu çdo fjalë që pasohet me kontrapunkt në fjali, e ka shkru me dorën e tij, Kryeministri Ramush Haradinaj!

Një fjalim krejtësisht i veçantë për një njeri të veçantë.

Një shkrirje e frymës së Rilindasve gegë të veriut shqiptar, me mendësinë e liderëve të mëdhenj të lirive njerëzore, si psh. Martin Luther King apo John Leëis!

Neve që shkruajmë, na mbetët gverr pse nuk e kemi shkru një përkushtim kaq kuptimplotë për kampionin, marathononakun dhe demiurgun e lirisë, Adem Dema!

Të ngjashme