Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ku së bashku kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy institucioneve tona për të krijuar një siguri për një mjedis sa më të pastër.
Sot, së bashku me sekretarin e MMPH-së, Arben Çitaku, u takuam me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe ekipin e tij, ku diskutuam për bashkëpunimin mes dy institucioneve tona për të krijuar një siguri për një mjedis sa më të pastër.
Së bashku me PK-në, do të hartojmë dhe zbatojmë një plan të përbashkët operacional në zbatim të Udhëzimit Administrativ pë Gjoba Mandatorë për hudhien e mbeturinave.
Po ashtu, diuskutuam edhe për bashkëpunimin tonë në mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi.
Inspektorati i MMPH-së dhe Policia e Kosovës nuk do të tolerojë ata që shkelin ligjin duke dëmtuar mjedisin tonë. Andaj të kujdesemi bashkë për një vend sa më të pastër!
Falenderoj Policinë e Kosovës për bashkëpunim në të mirë të mjedisit dhe vendit tonë.