Publicisti Halil Matoshi e ka porositur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se nuk qeveriset me videomesazhe por me vendime të guximshme.
“Nuk qeveriset vendi me videomesazhe e paraqitje televizive, por me vendime të guximshme dhe masa ligjore, me njerëz kompetent e jo militantë në rolin e duartrokitsve!?”, tha ai.
Sipas tij duhet mobilizim resursesh humane e materiale dhe patriotizëm kushtetues, e jo tecesion e ndjellje fukarallëku për qytetarët.
“Duhet me i shty investimet kapitale dhe me gjysmën e bugjetit me i rimëkëmbë biznezet e vogla e të mesme. Askush s’bân me u braktisë nga shteti, me e mshel biznesin ose me humb punën për shkak të Pandemisë!? “Qeveria e mirë nuk del mirë në televizion”!, thotë ambasadori Jan Brathu”, ka shkruar ai në Facebook.