Matoshi-Lushtakut: Krejt e dijnë qysh ke ble toka ka 50 euro arin e na ke shit ka 50 mijë

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Ish deputetja e VV-së, Adriana Matoshi i është kundërpërgjigjur ashpër kryetarit të komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, i cili tha për Matoshin se “ka sjellje sikur kur del nga shtëpitë publike”.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja për Lushtakun tha se se gjatë luftës ka blerë toka me çmime të lira dhe më pas i ka shitur me çmime të larta, duke e quajtur të tillë të papërshtatshëm për të qenë në pozitë udhëheqëse.

“Ti s’je niveli jem, as s’ki me kane kurre, se s’jom kane e as nuk bi kaq poshte une asnjihere ne jete”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Të ngjashme