Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është shprehur se mbyllja e shkollave nga PSD – AAK është e keqja e madhe që i ka ndodh Kamenicës.
Postimi i plotë:
Kjo qeverisje komunale në Kamenicë, me pas mundësi edhe ajrin, buken edhe ujin jau ndal atyre që nuk janë me ta.
Mbyllja e shkollave nga PSD – AAK është e keqja e madhe që i ka ndodh Kamenicës.
I falenderoj nga zemra të gjitha bizneset që më kanë ofruar falas hapsirat e reklamave ( si mirënjohje për kontribut të dhënë për Kamenicën).
Regjimi në Kamenicë, paska marrë sot vendim me gojë me i largu posterat e mi të vendosur në hapsira me kontrata të rregullta dhe valide.
Nuk ju idhnohna asnjërit nga ju, pavarsisht faktit se sot po punoni me të madhe për Deqan, për më tepër vendosni edhe posterat e tyre nëse doni. Ju nuk jeni të vetdijshëm qka po bëni, nuk jeni aq të menqur me kuptu damin që po ja bëni familjeve tuaj, rrethit dhe gjithë komunës. Prandaj jeni të falur.
Unë do të bashkëpunoj me ju deri ta kryeni mandatin, llogaritni gjithmonë në mbështetjen time, do ta keni sërish, ashtu si e keni pasur sa herë keni ardhë.
Qytetarët janë më të menqur se ju.