Ministri i i Mjedisit, Fatmir Matoshi, me ftesë të Mjedisit e Klimës së Emirateve të Bashkuara Arabe Thani Ahmed Al Zeyoudi, po merr pjesë në konferencën dy ditore për përgatitjet për Samitin e OKB-së për Klimën që do të mbahet në shtator në New York.
Këtë lajm Matoshi e ka bërë të ditur përmes facebook-ut:
Me ftesë zyrtare të Ministrit të Mjedisit e Klimës së Emirateve të Bashkuara Arabe Thani Ahmed Al Zeyoudi, sot arrita në Abu Dabi për të marrë pjesë në konferencën dy ditore për përgatitjet për Samitin e OKB për Klimën që do të mbahet në shtator në Neë York.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për lidhjen e urave të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vende të tjera, dhe për rrugën tonë drejt antarësimit në organizata ndërkombëtare. Në hapje të kësaj konference pata rastin të takoj shumë homologë nga vende të botës dhe poashtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Falënderoj Ministrin Thani Ahmed Al Zeyoudi, që e bëri të mundshme që edhe Kosova të jetë pjesë e këtyre takimeve, poashtu edhe Ambasadorit tonë në EBA z. Avni Arifi për mbështetjen dhe lehtësimin e kësaj vizite.