Matoshi: Në mandatin e ardhshëm do arrijmë që secila shtëpi të ketë qasje në ujësjellës

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot para përfaqësuesve të koalicionit Akr-Nisma-PD në Brezovicë, ka prezantuar programin qeverisës të koalicionit, lidhur me prioritetet mjedisore.

Matoshi është shprehur se fokusi jonë i qeverisë së tyre do vazhdojë në investimet në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Komunat e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot në Brezovicë mora pjesë në debatin mbi agjendat mjedisore të subjekteve politike, organizuar nga organizata GAIA.

Në këtë debat para të rinjve dhe përfaqësuesve të partive politike prezentova politikat dhe prioritetet mjedisore të koalicionit AKR-NISMA-PD.

Theksova ndër të tjerash që për herë të parë në Kosovë kemi arritur që mjedisi të jetë prioritet qeveritar.
Deklarova që me besimin e qytetarëve, edhe në qeverinë e ardhshme do të vazhdojmë investimet në rezervat e reja ujore, përmes ndërtimit të digave në qytetet ku kemi mungesë të ujit të pijshëm.

Po ashtu do të vazhdojmë me investimet milioneshe që jemi duke i bërë në rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit e kanalizimit.

Brenda mandatit të ardhshëm, me përkrahjen edhe të donatorëve ndërkombëtar do të arrijmë që secila shtëpi në Kosovë të ketë qasje në ujësjellës, si e drejtë elementare e qytetarëve.

Fokusi jonë do të vazhdojë edhe në investimet në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Komunat e Kosovës, ku disa prej tyre tashmë kanë filluar.

Përkrahja për komunat në menaxhimin e duhur të mbeturinave, do të vazhdojë me grantin e përformancës me 7 milion euro dhe jo vetëm.
Kahje të drejtë jemi duke i dhënë edhe qeseve të plastikës, shisheve të plastikës, qelqit e kanaqeve.

Me investimet që këtë vit fillojnë në TC Kosova B dhe në koogjenerim, me kontrollimin e gazrave që lirojnë veturat, dhe me reduktimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje, sigurisht që do të kemi cilësi më të mirë të ajrit.

Pas miratimit të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, pas nënshkrimit nga unë të udhëzimeve administrative që dalin nga ky ligj, qytetarët do të aplikojnë dhe pas plotësimit të kushteve do të legalizojnë objektet e tyre për të cilat kanë pritur me vite që t’i legalizojnë.

Të gjitha këto veprime dhe jo vetëm janë realizuar e do të realizohen tutje me qeverisjen tonë që prioritet ka zhvillimin e qëndrueshëm, duke mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve të vendit.

Image may contain: one or more people and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme