Matoshi: Nëse 70% e mësuesve janë analfabetë, çka po lypni me i çu fëmijët në shkollë?

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se nëse mendësia aktuale është që shumica e mësimdhënësve janë analfabetë, atëherë pse po kërkohet që fëmijët të vazhdojnë shkollën.

Matoshi në “Politiko” në Kanal 10, ka thënë se nuk po e kupton këtë qasje.

“Mendësia aktuale po thotë që 70% e mësueseve dhe nxënësve janë analfabetë”.

“Nëse është kështu atëherë pse po insistoni me i çu fëmijët në shkollë, çka po lypni me i çu në shkollë, s’e kuptoj, më falni, por nuk e kuptoj”, ka thënë Matoshi.

Të ngjashme