Matoshi: Shqetësuese ndotja e ujërave në rrjedhën e Landovicës dhe mbetjet në Zhur

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, deputetët kërkuan sqarime nga ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi së çfarë po ndodh me ujërat e zeza në Landovicë dhe mbetjet nga mbeturinat në Zhur, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se po merren masat e nevojshme.

“KMDK sipas urdhëresës ka ndërmarrë masa duke bërë një lagunë tjetër për të penguar rrjedhjen e ujërave të zeza. Ky sistem bëhet jofunksional sidomos gjatë reshjeve të shiut. Ju njoftojmë se KMDK ka aplikuar dhe është në procedurë për lejen e integruar të kësaj deponie. Sa i përket mbetjeve në Zhur është në mbikëqyrjen e inspektoratit komunal dhe MMPH ka vepruar dhe e ka dërguar në gjykatë”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se është shqetësuese ndotja e ujërave që mund të ndodhë në rrjedhën e Landovicës.

“Është shqetësuese ndotja e ujërave që mund të ndodhë në rrjedhën e Landovicës. Masa të tjera nuk mund të marrim përveç që mund ta përcjellim me inspektime të rregullta edhe deponinë e Landovicës edhe atë të mbetjeve në Zhur sepse asnjëra nga këto nuk  është përgjegjësi e ministrisë”, tha ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/838675399827879/

Të ngjashme