Ministri në detyrë i Mjedist dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka takaur ministrin në detyrë të Financave, Lulzim Rafunën, të cilin e ka uruar për postin e ri, raporton Ekonomia Online.
Matoshi me këtë rast ka njoftuar Rafunën me përgatitijet që ministria që ai drejton i ka bërë përkitazi me nisjen e negociatave për financimin e projektit për hidrosistemit Kikë – Kremenatë, në bashkëpunim me Bankën Botërore.
Ky është njoftimi i plotë i Matoshit:
Takim miqësor me ministrin e ri të Financave Lulzim Rafuna i cili po ashtu vjen nga Komuna e Kamenicës.
Pasi e urova për detyrën e re të ministrit, diskutuam së bashku për projektet me rëndësi të veçantë për rajonin e Anamoravës që do ta zgjidhim problemin e ujit të pijes.
E sigurova ministrin Rafuna se ministria që unë drejtoj i ka përgatitur të gjitha projektet dhe kushtet për nisjen e negociatave për financimin e projektit për hidrosistemit Kikë – Kremenatë, në bashkëpunim me Bankën Botërore.
Ministri Rafuna edhe sa ka qenë shef i kabinetit të ministrave ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i projekteve të mjedisit dhe të ujit, e në veçanti e falënderoj për mbështetjen e gjitha projekteve për vendlindjen tonë.