Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi sot ka takuar kryetarin e komunës së Junikut, Agron Kuçin, së bashku me Kuçin, Matoshi ka biseduar për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Erenik” .
Postimi i plotë:
Në takim me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, biseduam për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Erenik”, të cilin MMPH këtë vit e përkrah me 100 mijë euro.
Gjithashtu biseduam edhe për realizimin e projekteve tjera në fushën e mjedisit në Junik.
MMPH do të vazhdojë përkrahjen për Komunën e Junikut në përmirësimin e gjendjes së mjedisit.