Skuadra e Barcelonës nuk e ka ndërmend të dorëzohet për qendër mbrojtësin e Ajax Amsterdam, Matthijs de Ligt.
19 vjeçari holandez ka regjistruar këtë edicion disa paraqitje të jashtëzakonshme, duke tërhequr vëmendje të madhe nga gjigantët evropian.
Shumë skuadra janë në kërkim të shërbimeve të tij, por sipas raportimeve të fundit, është skuadra e Barcelonës ajo që është më afër nënshkrimit të tij.
Sipas raportimeve të Mark Ogden, gazetar i ‘ESPN’, Matthijs de Ligt tek Barcelona është një çështje e kryer, transmeton lajmi.net.
Ogden insiston se zërat e fundit rreth De Ligt dhe Man Utd janë nxitur nga agjenti i lojtarit, për të fituar më shumë para.
Në anën tjetër edhe spanjollja ‘Sport’ shkruan se Barca po nxiton që të përfundojë marrëveshjen me lojtarin.
Thuhet se drejtuesit e klubit katalan janë nën kontakt me përfaqësuesit e lojtarit për ta bindur atë sa më shpejtë.