Policia e Kosovës është detyruar të intervenojë në rrugën “Tringë Smajli” në kryeqytet për shkak të mbi-ngarkesës në komunikacion pasi një mbrëmje e maturës po mbahet sonte në mbrëmje, në një hotel në afërsi.
Sikur është zakon në mbrëmje të këtilla, maturantët zgjedhin të defilojnë me vetura. Për këtë arsye policia ua ka ndaluar hyrjen deri tek hoteli nxënësve të shkollës “American Schoof of Kosova”.
Policia e trafikut tha për Ekonomia Online se nuk ka qenë e planifikuar kjo bllokadë, por vendosën të marrin këtë hap pas fluksit të menjëhershëm të vetura pak para se mbrëmja të niste.