OSBE po vëzhgon procesin zgjedhor me 250 vëzhgues në të gjithë territorin e vendit, ndërsa procesit po zhvillohet pa probleme, njofton koordinator special i OSBE-së, Serejn Mauborn, para vendvotimeve në shkollën “Josip Broz Tito” në Shkup.
Shefi i delegacionit të Asamblesë së Kuvendit të OSBE-së, Rajnhold Lopatka njoftoi se vërejtja e vetme deri më tani është se disa personave u ka skaduar afati i letërnjoftimeve dhe i kanë kthyer mbrapa, ndërsa pastaj kanë ardhur të votojnë me pasaporta e tyre.
“Shumë është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut që të tregoj se procesi po zhvillohet në mënyrë që të mund të themi se jemi të kënaqur, sepse duam që ta shikojmë vendin në Bashkimin Evropian, dhe për këtë është shumë e rëndësishme qeverisja e së drejtës”, tha Lopatka