Mavraj, humoristi i Hamburgut

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 13:45 | Nga

Në stinorin vjeshtor te Hamburgu në qendër ishin lojtarët e rinj si Jann-Fiete Arp e Tatsuya Ito. Por, në pjesën e dytë të stinorit, ku në rend të parë është lufta për mbijetesë në Bundesligë, sytë do të jenë te lojtarët me përvojë në skuadër.

Në këtë mes është edhe Mërgim Mavraj, shkruan “Focus.de”, transmeton “Koha Ditore”. Mbrojtësi 31-vjeçar edhe jashtë fushës nuk ka një rol të parëndësishëm. Ai mban atmosferën në skuadër, më saktësisht është shakaxhiu i skuadrës.

“Ne deri më tash kemi marrë pak pikë dhe kemi mbetur prapa pritjeve”, ka thënë Mavraj, që atmosferën në skuadër e përshkruan si të “tensionuar”. “Është një kohë e ndjeshme, sidomos në lidhje me ndeshjet e para të pjesës së dytë të stinorit. Ne jemi plotësisht të përqendruar”.

Në mënyrë që të mos ketë ngarkesë të madhe, pos stërvitjeve ditore, lojtarëve u takon edhe një pjesë e lirë.

“Si lojtar më i vjetër në një situatë të tillë vihet më tepër në pyetje për të sjellë edhe pak liri. Vetëm me kushte të caktuara nuk mund të arrish optimalen. Në këtë bëjnë pjesë edhe liria dhe argëtimi”, ka thënë Mavraj.

Mavraj pranon rolin me kënaqësi, ai shpesh gjen një kombinim të mirë. Deri më tash ky koncept ka ndezur.

“Skuadra është plot vullnet, shumë e gatshme, e përqendruar. Unë besoj se jemi të përgatitur. Të gjithë e dimë se çfarë na pret”, ka thënë Mavraj…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme