May takon kabinetin e ri, qeveria britanike në krizë

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 09:06 | Nga

Theresa May pritet të takohet me kabinetin e ri qeveritar këtë mëngjes, pas një sërë dorëheqjesh që lidhen me strategjinë e saj për Brexit, e që kanë shkaktuar një krizë në qeverinë britanike.

May është detyruar të riorganizojë ekipin e saj pasi Ministri i Jashtëm, Boris Johnson dhe Ministri për Brexit, David Davis dhanë dorëheqje të hënën.

Jeremy Hunt, i cili ka zëvendësuar Johnson si ministër i jashtëm, ka deklaruar se qëndron prapa kryeministres.

Britania pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars 2019, mirëpo të dyja palët duhet të arrijnë marrëveshje në lidhje me atë se si do të funksionojë tregtia pas Brexit.

Vonesa pjesërisht është shkaktuar nga mospajtimet e mëdha në mes të Partisë Konservatore për atë se çfarë forme duhet të merr Brexit. Johnson në letrën e tij të dorëheqjes e kishte akuzuar May se po zhvillon një “gjysmë-brexit” dhe se ëndrra e daljes nga BE-ja po vdes.

May gjithashtu u përball me kritika edhe në adresimin e saj në parlament, si dhe u përfol se deputetët ishin afër mbledhjes se 48 nënshkrimeve për të iniciuar një mocion mosbesimi, që do të nxiste zgjedhje të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme