Mayweather dëshiron ta ushtrojë Wilderin

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Boksieri legjendar Floyd Mayweather Jr. është i bindur se mund ta ndihmojë Deontay Wilderin që të mposhtë Tyson Furyn dhe të rikthejë titullin e botës në peshën e rëndë në boks.

Wilder ka aktivizuar klauzolën për meçin e tretë me Furyn. Meçi për titullin WBC pritet të mbahet në verë në SHBA. Fury pak ditë më parë mposhti Wilderin me nokaut teknik në raundin e parë, duke ia rrëmbyer titullin e botës. Ishte humbja e parë e Wilderit në karrierën në boksin profesionist.

Boksieri amerikan Mayweather, që ka një bilanc prej 50 fitore nga po aq meçe në profesionizëm, beson se mund ta ushtrojë Wilderin denjësisht që të nxjerrë hak ndaj Furyt.

“Nëse e ushtroj, unë mund ta mësoj atë se si të fitojë”, ka thënë Mayweather, bën të ditur “Daily Mail” të hënën, transmeton Koha.net.

Mayweather njihet si një prej boksierëve më të mirë defensiv në histori. Kështu që nëse ai vendos ta stërvisë Wilderin, atëherë sigurisht se do të koncentrohej në mbrojtje.

Promotori i Furyt në SHBA, Bob Arum ka thënë se data fillestare për meçin e tretë po llogaritet 18 korriku.

Të ngjashme