Mazrekaj për meçin me djalin e Arkanit: Do të flasë me punë, e mposhti

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Petrit Mazrekaj, boksieri me prejardhja nga Kosova, ka thënë se mendon që e fiton meçin ndaj Veljko Raznatovic, i cili është djali i kriminelit serb Arkan.

Ai ka thënë se ftesa djalit të Arkanit ka ardhur pasi që i kishte rrahur keq në Serbi tre boksierë serbë, dhe sipas Mazrekajt, ai po pretendon të marrë hak.

Ai tha se nuk e njeh edhe aq djalin e Arkanit, por është duke u përgatitur dhe në ring do të tregojë veten.

“Unë e fitoj meçin. Nuk kam qejf të flasë shumë, por me punë të kallëzoj atë që duhet. Ky është pak më i gjatë se sa unë, por unë e di që goditjen e kam shumë të rëndë. Janë shumë komponentë që duhet të jenë dhe unë mendoj që i kam të gjitha ngapak”, ka thënë ai.

Boskieri i Kosovës tha se djali i Arkanit me provokimet që po i bën po përpiqët që ta shtyejë meçin, por sipas tij ai nuk ka ku të ikë pa u përballur në ring. Sipas Mazrekajt, meçi nuk do të luhet në Beograd, por në një vend neutral, qoftë në Gjermani apo Zvicer.

Mazrekaj, 28-vjeçar, ka 17 fitore, 13 prej të cilave me nokaut, dhe asnjë humbje që prej debutimit të tij në vitin 2011.

Të ngjashme