Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), tregon se në momentin kur e ka marrë detyrën e drejtori të BKS-së, më 1 tetor të vitit 2020, ka gjetur 4909 lëndë të pa mbyllura.
Sipas tij, deri më 31.03.2022 në BKS kanë ardhur edhe 7059 lëndë të reja, që në total arrijnë në 11,968 lëndë. Deri në fund të muajit mars të këtij viti janë mbyllur 9114, derisa aktive kanë mbetur vetëm 2665
iSIGURIME
Një numër rekord i lëndëve prej hiç më pak se 9 mijë e 144 janë mbyllur nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), nga 1 tetori i vitit 2020, ditë kjo kur ka nisur punën drejtori i ri i BKS-së Sami Mazreku, e deri më 31 mars të këtij viti. Ky numër i madh i lëndëve të mbyllura brenda një periudhe kohore prej 18 muajsh ka treguar përkushtimin dhe angazhimin e menaxhmentit të ri në reformimin krejtësisht të këtij Institucioni të rëndësishëm në vend.
Drejtori i BKS-së Sami Mazreku tregon se më 1 tetor të vitit 2020, kur ka nisur punën si drejtor i BKS-së, kanë qenë 4909 lëndë aktive që i përkisnin viteve 2003 deri më 2020.
Ai më tutje tregon se 7059 lëndë kanë ardhur në Byronë Kosovare të Sigurimit nga 1 tetor i vitit 2020 deri më 31 mars të vitit 2022, duke arritur kështu në 11 mijë e 968 lëndë.
“Falë angazhimit tim të madh, por edhe gjithë stafit, duke punuar në të shumtën e rasteve pas orarit e gjatë ditëve të vikendit, ne brenda një periudhe kohore si asnjëherë më parë kemi arritur të mbyllim 9114 lëndë. Pra, 3743 lëndë të mbyllura deri më 31 mars të këtij viti i përkasin kohës 2003-2020”, ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku.
Më tutje ai tregon se sipas vendimit numër 47-25/2020 të Bordit Ekzekutiv të BQK-së, të pranuar më datë 16.10.2020, është kërkuar nga Menaxhmentit i BKS-së që për lëndët aktive të bëhet një plan dinamik, për mbylljen e tyre në një afat prej 3 vitesh, duke filluar nga data 01.01.2021.
Mazreku tregon se deri më datën 31.03.2022, kjo kërkesë e BQK-së është realizuar mbi 76%, në afat kohor rekord prej 15 muajsh.
Sipas vendimit nr. 47-25/2020 të Bordit Ekzekutiv të BQK-së, të pranuar më datë 16.10.2020, është kërkuar nga Menaxhmentit i BKS-së që për lëndët aktive të bëhet një plan dinamik, për mbylljen e tyre në afat prej 3 vitesh, duke filluar nga data 01.01.2021. Nga tabela e mësipërme, deri me datën 31.03.2022, kjo kërkesë e BQK-së është realizuar mbi 76% në afat kohor rekord prej 15 muajsh.