Kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka zhvilluar një takim pune me zëvendësministrin e Punëve te Brendshme, Izmi Zeka.
Sipas njoftimi në takim është bashkëbiseduar lidhur me veprimet e përbashkëta që do të ndërmerr Shoqata e Sigurimeve të Kosovës me Ministrinë e Punëve te Brendshme, me qëllim të zvogëlimit të numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara.
“Ne ditët ne vijim, do të organizojmë një tryeze me pjesëmarrës nga institucionet kompetente ku do të diskutohen veprimet e deritanishme në uljen e numrit të mjeteve të paregjistruara në qarkullim rrugor dhe ato që do të merren më tutje në vazhdim, përfshire edhe iniciativat për përmirësimin e rregullatives ligjore në këtë drejtim”, bëhet e ditur në njoftim.