Sot pritet të mbahet ceremonia e ndërrimit të drejtorit të NALT (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s) Gjeneral Brigade Uwe A. Becker.
Aktiviteti zhvillohet në hollin e ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Prishtinë, ku të pranishëm do të jenë Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Mbrojtjes, Komandanti i FSK-së, drejtues të lartë shtetëror, ambasadorë dhe atashe ushtarak të shteteve të ndryshme, përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it dhe të tjerë.