Mbahet dëgjim publik për Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, propozohen gjoba për shkelësit

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 15:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur dëgjim publik të hënën rreth Projektligjit për Regjistrin e Pronareve Përfitues, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi i këtij ligji është krijimi, funksionimi, administrimi i regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimi i obligimeve të personave fizikë dhe subjekteve të detyruar të cilët regjistrojnë informacionin e pronësisë përfituese në regjistër dhe ngritjes së transparencës së pronësisë përfituese, si dhe përcaktimi i masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji

Me shumën e gjobave të propozuara nga 500-5000 nuk u pajtuan përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës, me arsyetim se dikujt nga i njëjti rast t’i lëshohen gjoba të ndryshme.

Tringa Dreshaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se Projektligji është mirë që të implementohet sa më parë.

“Është një prej rekomandimeve që KDI-ja e ka pasur tash e një kohë, e mirëpres këtë nismë që me shty përpara këtë ligj. Ne kemi bërë krahasime me vendet tjera të BE-së rreth pronarëve përfitues dhe e kemi parë që në vitet e fundit kanë filluar të kenë praktika, duke pasur vendim të gjykatës evropiane dhe nga ajo kemi nxjerrë që gjatë hartimit të këtij ligji duhet të bëhet hartim i mirë i të dhënave në mënyrë që mos të kenë probleme”, u shpreh ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja kërkoi informata rreth kundërvajtjeve.

“Gjobat nga 500 deri në 5000 euro, a mund të vendos dikush të paguaj e të vendos diçka dhe a është rreziku jo proporcional që dikush të merr vendime një pas një”, pyeti Muja.

Se gjobat janë të ulëta u pajtua edhe Lebibe Haliti ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).

“Pajtohem që gjobat janë të ulta por ky ligj duhet të harmonizohet në ligjin për kundërvajtje”, tha ajo.

Të ngjashme