Komuna e Lipjanit ka mbajtur të martën edicionin e katërt të festivalit për fëmijë “Lipjani Këndon”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë festival kanë marr pjesë talent të rijnë nga gjitha trojet shqiptare e në fund për ta janë ndarë edhe mirënjohje.
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, tha se edicioni i katërt i këtij festivali është me i zgjeruar pasi ka pjesëmarrje të talenteve të rijnë nga gjitha trojet shqiptare.
Ai ka thënë se komuna ka për qëllim që vitet e ardhshëm ta zgjeroj këtë festival me pjesëmarrje me të madhe të talenteve të rijnë.
“Në Lipjan është edicioni i katërt i festivalit për fëmijë “Lipjani këndon”, kësaj radhe festivali është më i zgjeruara se kemi të bëjmë me garën kombëtare. Do të ketë këngëtarë të vegjël edhe nga trojet tjera shqiptare dhe e kemi bërë një festival tradicional dhe e kemi bërë një mundësi e mirë për talentet e rijnë të muzikës që të marrin pjesë këto gara. Po provojmë ta zgjerojmë këtë event edhe viteve të ardhshme prandaj mendoj që është jashtë zakonisht e rëndësishme sepse ju jep mundësi të gjithë nxënësve të jenë pjesë e kësaj gare.”
Ahmeti tha se qëllimin këtij programi është promovimi i talenteve të rijnë të muzikës dhe mundësia që ata te garojnë në këtë festival.
“Qëllimi i këtij programi është padyshim promovimi i talenteve të rijnë të muzikës. Mundësia e garës për talent të rinj të muzikës, kjo është esenca kryesore dhe natyrisht për të i dhënë një event Lipjanit që do të jetë tradicional”, tha ai.