Mbahet edicioni i shtatë i Shkollës Dimërore të BE-së, fokusohet në mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 09:52 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian (BE), Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Shoqata e të Diplomuarve e Skemës së Profesionistëve organizojnë edicionin e shtatë të Shkollës Dimërore të BE-së nga 3 deri më 6 shkurt, raporton Ekonomia Online.

Temat e këtij edicioni janë mbrojtja e mjedisit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova në këtë fushë.

Shkolla dimërore organizohet në kuadër të Skemës së Profesionistëve të Rinj, projekt ky i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga Këshilli Britanik.

Dashamir Bërxulli, nga Universiteti i Prishtinës, tha se në këtë shkollë do të marrin pjesë studentë nga ta gjitha shkollat si dhe ato private.

“Kjo shkollë është e mirë sepse e ka vetëm Universiteti i Prishtinë dhe nuk e kanë të gjitha shkollat e Kosovës. Të gjithë ata që vijë duhet të jenë të gatshëm të përballën edhe me sfidat lidhur me mjedisin dhe t’i paraqesin pakënaqësitë e tyre”.

“Është shumë interesant me përgatit një gjeneratë të re për një vizion tjetër dhe për mbrojtjen e mjedisit dhe këta të përgatiten përmes këtyre ligjëratave. Jam shumë  i lumtur që jam këtu dhe që përfaqësojnë Universitetin e Prishtinës dhe mendoj që kjo shkollë ka një rëndësi të veçanta në Prishtinë”.

“Sepse që të kemi sukses atëherë duhet të bisedojmë së bashku. Kjo shkollë është vetëm në universitetin e Prishtinës, por marrin pjesë studentë nga ta gjitha shkollat si dhe ato private”.

Mikaela Gronqvist, nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se kjo shkollë ka rëndësi të madhe dhe organizohet për herë të shtatë.

“Kjo shkollë  ka rëndësi të madhe edhe për ekonominë e vendit. Shkollat dimërore për herë të shtatë organizohet me mbi 300 studentë jashtë shtetit për master dhe ata kur të kthehen duhet të punojnë 3 vjet në administratën publike”.

Mimozë Veliu, tha se kjo shkollë tashmë është bërë tradicionale dhe për herë të parë do të jetë e fokusuar në mbrojtje të mjedisit, raporton EO.

“Tashmë shkolla dimërore është bërë tradicionale dhe për  herë të parë është fokusuar në mbrojtje të mjedisit dhe do të ketë ligjërata 4 ditë dhe sfidat me të cilat përballet Kosova në këtë fushë”.

Të ngjashme