Komuna e Vushtrrisë ka organizuara garën e diturisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, raporton Ekonomia Online.
Në këtë garë kanë marrë 15 nxënës, nga tri shkolla “Latif Berisha”, “Martirët” dhe “Bajram Curri” që i janë nënshtruar 15 pyetjeve.
Kryetari i Komunës së Vushtrri, Ferit Idrizi e ka quajtur shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj gare. Madje sipas tij, përveç që rritet cilësia nxënësit do të përgatiten për Testin e Arritshmërisë, atë të Maturës, por edhe për pranim në Fakultet.
Idrizi sqaroi se testi është përgatitur përmes platformës elektronike për të dytin vit me radhë.
“Gara është jashtëzakonisht me rëndësi se rritet cilësia në arsim dhe nxënësit përgatiten për nivelet vijuese veçanërisht për Testin e Maturës dhe Arritshëmrisë, por edhe Fakultet. Urime dhe faleminderit shumë”.
“Faleminderit që keni përgatitur këtë test përmes platformës elektronike, është viti i dytë që organizohet kjo lloj gare. Testi zhvillohet për klasat e pesat të nënta dhe dymbëdhjeta. Kem besimin e fuqishëm për të arritur dhe avancuar njohurit në fushën e dijes dhe shkencës, do të ketë edhe shërbime dhe për nxënësit edhe mësimdhënësit”.
Drejtori i Arsimit, Dardan Abazi tha se qëllimi ka qenë që të rritet shpirti konkurrues ndërmjet nxënëseve, raporton EO.
Ai e ka falënderuar kryetarin Idiriz, për mbështetjen, duke shtuar se garat do të jenë instrument për ta quar përpara vizionin që arsimi të jetë prioritet dhe bazë e zhvillimit ekonomik.
“Është nder që e kemi kryetari prapa për të gjitha garat. Qëllimi është që ta risimin shpirtin konkurrues mes nxënëseve. Ajo që është me rëndësi është karakteri që e ndërtoni nëse jeni ose jo fitues”.
“E kemi inkuadruar edhe teknologjinë informative në testim. I falënderojë të gjithë dhe më së shumti nxënësit që kanë ardhur me shumë zell. Shpresojë që garat do të jenë instrument për ta quar përpara vizionin që arsimi të jetë prioritet, që të jetë bazë e zhvillimit ekonomik”.